minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Policia sërish në terren, tensione për ujësjellësin në Siniçan të Bogovinës - Struga.info


Policia sërish në terren, tensione për ujësjellësin në Siniçan të Bogovinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Maqedonisë ka dalë sërish në fshatin Siniçan të Komunës së Bogovinës, pasi siç thonë, kanë marrë informacione për vepër penale “ndërtim pa leje”.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski, sot deklaroi se prania e zyrtarëve policorë në vendin ku kanë filluar aktivitetet për ndërtimin e ujësjellësit, është në funksion të sigurimit të rendit dhe paqes publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Detyra jonë është që të pengohet prishja e rendit dhe qetësisë publike në atë lokacion, që të mos ketë pasoja më serioze”, tha Angellovski.

Ai shtoi se si në çdo rast tjetër kanë bashkëpunim me prokurorinë, e cila është duke e hetuar rastin.

Advertisement

Ndryshe, edhe sot banorët e Siniçanit së bashku me kryetarin e Bogovinës Albon Xhemaili, kanë dalë në vendin ku kryhen punime, ndërsa ka pasur tensione me banorët e fshatit Urviç, të cilët pretendojnë se ujësjellësi ju takon atyre./Telegrafi/

The post Policia sërish në terren, tensione për ujësjellësin në Siniçan të Bogovinës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy