Të shumtë janë shtetasit indianë që janë mashtruar nga agjentët për të luftuar për forcat ruse Ukrainë. Sipas mediave, njëra nga indianët e mashtruar u vra në një sulm raketash.
“Hemal Ashwinbhai nga shteti Gujarat vdiq në një sulm me raketa javën e kaluar”, raportoi gazeta Hindu gjatë fundjavës.
Më herët, në një intervistë për BBC, babai i viktimës deklaroi se kishte komunikuar me të birin tri ditë para se të vritej. Ai tha se i biri e telefononte çdo disa ditë kur kishte akses në rrjetin celular.
Familjet e shqetësuara të indianëve që kanë mbetur në luftë krah ushtarëve rusë i kanë bërë thirrje qeverisë federale që t’i kthejë në shtëpi.
Sipas familjarëve të tyre, të rinjtë indianë, midis moshës 22 dhe 31 vjeç, iu tha që do të punësoheshin si ndihmës në institucionin ushtarak në Rusi. Ata dyshohet se u dërguan në fushën e betejës me pretekstin e stërvitjes, sipas familjeve të tyre.
Burimet indiane në Rusi sugjerojnë se dhjetëra indianë i janë bashkuar ushtrisë ruse. The Hindu raporton se sipas një hulumtimi rezulton se numri aktual të rekrutuarve në vitin e kaluar është afërsisht 100.
Ministria e Jashtme e Indisë ka pranuar se disa shtetas indianë janë regjistruar për role mbështetëse në ushtrinë ruse./vizionplus.tv/