
Një turiste ruse ka parë tmerr gjatë vizitës së saj në Indi, kur në një moment e ka parë veten në noçkën e një elefanti, i cili pasi e ka rrotulluar disa herë në ajër, e ka përplasur në tokë.
Siç shihet edhe në video, edhe personat e tjerë të pranishëm kanë parë këtë moment të frikshëm.
Mediat ndëkrombëtare raportojnë se si pasojë e përplasjes turistja ruse ka thyer këmbën.
Advertisement
Ndëkrohë raportohet se i njëjti elefant që i theu këmbën turistet ruse, ka plagosur edhe persona të tjerë në vitin 2022.
Grupi i mbrojtjes së kafshëve PETA bën thirrje që tashmë që elefanti i quajtur Gouri të largohet nga parku turistik prej “traumës së zgjatur të skllavërimit”.
Advertisement