
“Mrekullia në qelinë 7” është një prodhim turk i vitit 2019 që pati një impakt të jashtëzakonshëm në shumë vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.
Ai u bë një ndër filmat më të ndjekur gjatë pandemisë dhe të rralla janë ata që nuk janë përlotur kur e kanë parë.
Mrekullia në qelinë nr.7” nën drejtimin e regjisorit Mehmet Ada Oztekin, trajton raportin e një vogëlusheje (Nisa Sofiya Aksongu) me të atin (Aras Bulut Iynemli), një person me aftësi ndryshe. Memo, babai i Ovës, akuzohet pa të drejtë, për vrasjen e një 6-vjeçareje dhe këtu nis edhe trajtimi i të gjithë historisë.
Nisa Sofiya Aksongur i impresionoj të gjithë me aktrimin e saj e gjithashtu rrëmbeu vëmendjen edhe të regjisorëve turkë të cilët e kanë vlerësuar si njërën prej aktoreve më të talentuara të moshës së saj. Kështu që karriera e saj vazhdon intensivisht.
Nëse doni të riktheni emocionet nga aktrimi i vogëlushes, këtu janë filmat dhe prodhimet që ajo ka luajtur pas “Mrekullia në qelinë 7”:
2023 – Iron Woman: Neslican
2022 – Hicran (serial)
2022 – Şöhretler Okulu
2021 – Sihirli Annem (serial)
2020 – Yeni Hayat (serial)
2019 – Miracle in Cell No. 7
/vizionlus.tv