minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Tabu që prindërit dhe fëmijët të flasin për seksualitetin, mjekja tregon si komunikon me djalin dhe informacionin që i jep - Struga.info


Tabu që prindërit dhe fëmijët të flasin për seksualitetin, mjekja tregon si komunikon me djalin dhe informacionin që i jep

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tabu që prindërit dhe fëmijët të flasin për seksualitetin, mjekja tregon si komunikon me djalin dhe informacionin që i jep

A flasin prindërit dhe fëmijët për seksualitetin? Kjo ishte pyetja që u diskutua në studion e “7pa5” në Vizion Plus me Alma Çelajn dhe Syrjan Rahovën dhe mjeken gjinekologe Edlira Bylykbashi.

Kjo e fundit tha se shumë të rinj kanë mungesë të theksuar informacioni, teksa shtoi se ato pak dije që kanë i kanë marrë përmes internetit dhe jo nga komunikimi me prindërit.

Bylykbashi tha se me djalin e saj ajo ka folur hapur për këtë teme dhe i ka shpjeguar rëndësinë e përdorimit të kondomit, si mënyra më e mirë që organi gjenital mos të sëmuret.

Të rinjtë, pjesën më të madhe të informacionit e marrin nga interneti dhe është fatkeqësi e madhe që shumica e prindërve nuk flasin me fëmijët për seksualitetin për të treguar se kur është koha më e mirë për seksualitetin dhe problemet që vijnë. Më vjen një mesazh në inbox dhe më thotë doktoresha të lutem më kthe përgjigje, kam merak se mos jam zhvirgjëruar sepse u mastrubova. Këtu e kupton që informacioni për procesin e zhvirgjërimit apo seksualiteti është zero.

Advertisement

Baballarët flasin me djemtë dhe flasin për seksualitetin. Djalit tim i kam shpjeguar që herët prezervativin, edhe pse e kuptova që e kish te marrë informacionin nga interneti. E kuptova kur më bëri një pyetje, donte informacion dhe i dhash informacionin më të saktë. Unë i thash djalit që organi gjenital riprodhues është një organ që sëmuret, nësoj si syri apo veshi”, tha Bylykbashi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy