Kallëzim penal kundër një punonjësi në MPB, ka sulmuar kolegët e tij në Kompleksin Klinik në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njësiti kundër krimeve në kuadër të SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër S.S., zyrtar policor në Departamentin për siguri të personave dhe objekteve të caktuara, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “pengimi të një zyrtari në kryerjen e veprimeve zyrtare”.

Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Penale dhe Standardeve Profesionale kundër S.S. ka paraqitur propozim për fillimin e procedurës disiplinore për shkelje të rënda të rendit dhe disiplinës në punë dhe pezullim të përkohshëm nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore.

Përkatësisht, me datë 28.10.2023 në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, S.S. gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare ka sulmuar fizikisht dhe penguar zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në kuadër të SPB Shkup, duke e përcjellë një të dënuar nga Burgu i Idrizovës për në kompleksin e klinikave./Telegrafi/

The post Kallëzim penal kundër një punonjësi në MPB, ka sulmuar kolegët e tij në Kompleksin Klinik në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy