minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Rama mbledh kryebashkiakët dhe kabinetin qeveritar në Shkodër, zbardhet agjenda e plotë, çfarë do të diskutohet - Struga.info


Rama mbledh kryebashkiakët dhe kabinetin qeveritar në Shkodër, zbardhet agjenda e plotë, çfarë do të diskutohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama mbledh kryebashkiakët dhe kabinetin qeveritar në Shkodër, zbardhet agjenda e plotë, çfarë do të diskutohet

Të shtunën, kryebashkiakët dhe kabineti qeveritar do të mblidhen në Shkodër.

Mësohet se kryeministri Edi Rama i ka thirrur për të bërë një analizë më të thelluar për punën që është bërë deri më tani në terren.

Në këtë takim do të jenë edhe një pjesë e kabinetit qeveritar, ministrat dhe zv/ministrat, si dhe drejtuesit politik të qarqeve për analizën e punës në kuadër të rienergjizimit të partisë.

Ndërkohë që gazetarja e Vizion Plus Enkelejda Mema ka siguruar agjendën e punimeve, të cilat do të nisin në 09:30 minuta me pritjen pjesëmarrjes dhe që do të zgjasë deri në orën 10:00.

Advertisement

Nga ora 10:00 deri në 10:30 do të jetë kryeministri Edi Rama ai që do të mbajë fjalën hapëse, për të vijuar më pas me fjalën e ministrit për Shtetin dhe Pushtetin vendor Arbjan Mazniku. Ku i fundit do të flasë për rreth një orë për analizat financiare, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendore.

Pas fjalës së Maznikut, pjesëmarrësit do të kenë 30 minuta pushim për një kafe, nga ora 11:30-12:00.

Më pas, Arbjan Mazniku do të bëjë prezantimin për tryezën e diskutimit.

Nga ora 12:10 deri në orën 13:30 është parashikuar në agjendë 9 tryeza të hapura bashkëbisedimi me anëtarë të qeverisë, kryetarët e bashkive drejtues të agjencive. Në fokus të diskutimeve do të jenë tema të ndryshme duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

Advertisement

Nga ora 13:30-14:00 do të ketë rotacion të tryezave, ku anëtarë të qeverisë dhe kryetarët e bashkive do të japin informacione nga tryezat ku ata nuk kanë marrë pjesë.

Pas këtyre diskutimeve, nga ora 14:00-15:00 pjesëmarrësit do të kenë një orë pushim për të konsumuar drekën, për të vijuar më pas sërish punimet me fjalën e ministrit të Pushtetit Vendor, me propozime për të zgjidhur problematikat që jana hasur në disa bashki të vendit.

16:30-17:00 do të ketë një ndërprerje të shkurtër për kafe dhe për të rinisur punimet me nxjerrjen e përfundimeve të mbledhjes, detyrat e përcaktuara dhe ndjekja e tyre. Këto përfundime do të raportohen nga anëtarët e qeverisë dhe kryetarët e bashkive.

Kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalën e tij përmbyllëse për rreth një orë, nga ora 17:30-18:30./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy