minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
BE nuk ka besim tek Serbia, thirrje Beogradit të përshtatet me qëndrimet e Brukselit - Struga.info


BE nuk ka besim tek Serbia, thirrje Beogradit të përshtatet me qëndrimet e Brukselit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
BE nuk ka besim tek Serbia, thirrje Beogradit të përshtatet me qëndrimet e Brukselit

Raportet e afërta të Beogradit me Moskën kanë ndikuar në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Serbinë.

Këtë kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë burimet evropiane në Bruksel, duke përsëritur se qëndrimet e Beogradit shihen me shumë skepticizëm.

“Të gjitha institucionet dhe të gjitha vendet anëtare janë të vetëdijshëm për lidhjet që autoritetet zyrtare kanë me Moskën në fusha të ndryshme, prandaj e trajtojmë Serbinë në mënyrë përkatëse. Me fjalë të tjera, kur është fjala për konfidencialitetin, sigurinë, mbrojtjen, shërbimet e zbulimit dhe interesat strategjike të BE-së, Serbia ka shumë pak kredibilitet në sytë e partnerëve evropianë.”, thuhet në reagimin e BE.

Ndërkohë zëdhënësi i unionit Peter Stano i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar që të përshtatet me politikat e unionit.

Advertisement

“Bashkimi Evropian ka qenë shumë i qartë me partnerët tanë, përfshirë vendet kandidate si Serbia. Raportet me Rusinë nuk mund të jenë si një punë e përditshme sikur të mos ketë ndodhur asgjë në kohën kur regjimi i Putinit vazhdon agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar në Ukrainë.”, u shpreh zëdhënësi i BE Pter Stano

Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili nuk i ka mbështetur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy