Aksidenti tragjik në Tepelenë, shkon në katër numri i viktimave, dy të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksidenti tragjik në Tepelenë, shkon në katër numri i viktimave, dy të plagosur

Katër viktima dhe tre të lënduar janë pasojë e aksidentit tragjik në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj. Policia njofton se viktimat ende nuk janë identifikuar, teksa të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore Spitalin Rajonal Gjirokastër.

“Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër”, thuhet në njoftim.

Tre automjete u përfshinë në aksidentit fatal, teksa shkaku ende nuk dihet./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy