Juventusi është vënë pas mbrojtësit të majtë të Kombëtares, Mario Mitaj, sipas gazetës italiane “Tuttosport”, që konfirmon se drejtuesit e bardhezinjve kanë në plan të bindin 21-vjeccarin që të kalojë te “Zonja e Vjetër”.
Pjesë e Lokomotivës së Moskës nga vera e 2022, Mitaj u ble nga rusët për 3 milionë euro, teksa la AEK-un e Athinës. Merkato e janarit që lamë pas ishte e zhurmshme për të, pasi Dinamo e Zagrebit ofroi 4 milionë euro për ta afruar në ekip, shumë që s’i bindi rusët të cilët donin jo më pak se 7 milionë euro.
Djaloshi i Kombëtares ka besimin e Sylvinhos dhe pritet të jetë titullar në dy ndeshjet e marsit që luan Kombëtarja. Fakt është se në Parma kundër Kilit më 22 mars, drejtuesit e Juventusit me në krye drejtorin sportiv Cristian Giuntioli do jenë në stadium për ta ndjekur nga pranë Mitajn. /vizionplus.tv