
Efektivi i policisë Admir Okaj u sulmua me sende të forta ditën e sotme pranë shtëpisë në zonën e Zdrales.
Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë.
Grupi hetimor bën me dije se ka identifikuar autorin. Konflikti ka ndodhur kur efektivi Okaj nuk ka qenë në krye të detyrës.
Dyshimet e para janë për një konflikt që nuk ka lidhje me detyrën e tij.
Advertisement
Okaj u qëllua me mjete të forta në kokë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.
Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit./vizionplus.tv