Ndeshja e sotme nga Liga U14 e Maqedonisë do të mbetet rekord në historinë e basketbollit në ven, shruan Struga Ekspres.
Në sallën sportive “Kale” ne Shkup u takuan ekipet pionere të Rabotniçkit dhe Crn Drim(DRINI I ZI) në kuadër të kampionatit në këtë garë dhe skuadra nga Struga fitoi me rezultat 130-84.
Ndeshja u vulos nga lojtari i Crn Drim (DRIN NI ZI), Dion Shabani, i cili shënoi 110 pikë, që është një rekord i ri në basketbollin maqedonas ku rekordi paraprak ka qenë 105.
Kjo nuk është ndeshja e parë e tillë e Shabanit. Në tetor të vitit 2023, në duelin me Feniksin nga e njëjta garë, ai shënoi 88 pikë, në fitoren ndaj Feniksit me rezultat 94-90.
Ky rezultat dhe sukses i madh vjen edhe fal punës së palodhur të trajnerit të ekpit të Basketbolit, Petar Çoçoroski, i cili punon prej shumë vitesh me përkushtimin më të madh me të gjitha moshat.(Struga Ekspres)
Rekord historik në RMV/ Talenti i shkëlqyer Dion Shabani nga Kalishti i Strugës i vetëm fiton 110 pikë me ekipin KB” Drini i Zi”, shkatërron Rabotniçkin në Shkup ( FOTO) shkruan Struga Ekspres.