minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Pitonët “pushtojnë” Floridën, gjuetarët profesionist paguhen për të kapur gjarpërinjtë - Struga.info


Pitonët “pushtojnë” Floridën, gjuetarët profesionist paguhen për të kapur gjarpërinjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pitonët “pushtojnë” Floridën, gjuetarët profesionist paguhen për të kapur gjarpërinjtë

Florida ka një problem me pitonët. Mijëra pitonë pushtues burmezë kanë shkatërruar jetën e egër vendase. Këto gjarpërinj filluan të vrisnin kafshët e egra amtare të Everglades, kështuqë Florida u detyrua të dilte me një plan.

Gjuetarët profesionist të zvarranikëve ishin zgjidhja për t’i zhdukur këto pitonë.

Në rreth nëntë orë gjatë dy netëve, Amy Siewe, gjuetarja e pitonëve kap dhe vret katër piton burmezë. Ajo i dallon nga maja e një të ashtuquajturi kuvertë gjarpërinjsh. Ajo paguhet 18 dollarë në orë për të gjuajtur kafshët.

Pavarësisht rrezikut, Amy është e pasionuar për punën e saj: E di që çdo gjarpër që kap po bën ndryshimin.

Advertisement

Pitonët burmezë mendohet se kanë ardhur në Florida si kafshë shtëpiake në mesin e viteve 1990. Nga viti 1996 deri në vitin 2006, rreth 99,000 pitonë u sollën në SHBA për t’u shitur si kafshë shtëpiake . Kur disa u arratisën në natyrë, ata gjetën një parajsë pitonësh të pasur me pre si minj, ketra dhe zogj – por gjithashtu, kafshë të mëdha duke përfshirë drerët dhe madje edhe aligatorë. Pitonët mendohet se gjuajnë duke përdorur shqisën e tyre të nuhatjes për të identifikuar gjurmët e lëna nga gjahu i tyre, më pas duke u fshehur aty pranë për t’u bërë pritë, për t’i shtrydhur deri në vdekje dhe për t’i gëlltitur plotësisht./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy