minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Të enjten në Tetovë protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Këshilli organizativ jep detaje - Struga.info


Të enjten në Tetovë protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Këshilli organizativ jep detaje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli organizativ i protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Maqedoni, ka dalë me një njoftim në lidhje me organizimin e protestave dhe kërkesat e tyre.

Nga këshilli thonë se protestat do të mbahen të enjten (6 gusht) në ora 19:00 në sheshin Iliria në Tetovë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Të nxitur nga reagime të shumta të qytetarëve pas rritjes së fundit të çmimit të energjisë elektrike për të mbuluar humbjet e prodhuesve por edhe nga reagimi i qytetarëve për shërbimet jokorrekte të kompanive energjetike ndaj tyre, dhe të motivuar për t’i gjetur dhe për t’i dhënë zgjidhje një problemi të vjetër e të paadresuar mjaftueshëm deri tani, dhe me qëllim për të parandaluar reagime dhe sjellje të dhunshme e radikale të grupeve të caktuara të qytetarëve të mllefosur, ne Këshilli Iniciator për organizimin e protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve tjera të lidhura me energjetikën, ftojmë qytetarët e Tetovës me rrethinë, që ditën e Enjte, më 6 Gusht 2020, në ora 19:00, të na bashkohen në sheshin Iliria: për të kundërshtuar 1) vendimin e KRRE-së për rritjen e çmimit të energjisë elektrike; për të reaguar ndaj 2) monopolit të shërbimeve të kompanisë EVN dhe sjelljes jokorrekte të tyre ndaj konsumatorit; për të kërkuar 3) zhbërjen e KRRE-së, organ që i shërben interesit të grupeve të biznesit dhe korporatave duke dëmtuar ekonominë mjaft të rënduar të qytetarëve; për të kërkuar 4) krijimin e një trupi të pavarur arbitrar në shërbim të qytetarëve për të verifikuar cilësinë e shërbimeve energjetike”, (sic) thuhet në njoftim.

Ata më tej i ftojmë qytetarët që do marrin pjesë në këtë protestë të respektojnë rekomandimet dhe masat mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19 (mbajtje e maskave dhe respektim të distancës fizike).

Advertisement

Ata poashtu i ftojnë organizatat joqeveritare por dhe institucionet që të përkrahin dhe mbështesin organizimin e protestës./Telegrafi/

The post Të enjten në Tetovë protesta kundër shtrenjtimit të rrymës, Këshilli organizativ jep detaje appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy