
Benny Gantz, i cili është anëtar i këshillit të luftës të Izraelit, bëri thirrje sot që ne vend të mbahen zgjedhje parlamentare deri në shtator, pasi qeveria e Benjamin Netanyahu është nën presion nga brenda dhe jashtë vendit për luftën kundër Hamasit në Gaza.
“Ne duhet të biem dakord për një datë për zgjedhjet në shtator, pothuajse një vit pas fillimit të luftës, nëse dëshironi,” tha Ganj në një fjalim televiziv. “Përcaktimi i datës do të na lejojë të vazhdojmë përpjekjet ushtarake duke u dërguar një mesazh qytetarëve të Izraelit se së shpejti do të rinovojnë besimin e tyre tek ne”, shtoi ai.