minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Maqedonia në krye të rënies së popullsisë në Evropën Juglindore - Struga.info


Maqedonia në krye të rënies së popullsisë në Evropën Juglindore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një raport të fundit të Indeksit Kroat, është evidentuar një trend alarmant në Evropën Juglindore: rënia e popullsisë. Në mesin e gjashtë vendeve me rënien më të madhe të popullsisë nga viti 2012 deri në 2022, vetëm një vend nuk ndodhet në këtë rajon – Letonia, përcjell Telegerafi Maqedonia.

Maqedonia shënon rënie më të theksuar me 11% më pak banorë se në 2012, ndjekur nga Kroacia me 9.66% dhe Bullgaria me 9.07%. Rumania, megjithëse e ndodhur jashtë kësaj rajoni, përjetoi rënien më të madhe në terma absolute, duke humbur një milion banorë dhe shënuar një rënie prej 5%.

Problemet demografike nuk ndalen këtu: Greqia, Serbia dhe Italia raportojnë gjithashtu humbje të konsiderueshme të popullsisë. Megjithë dallimet në nivelin ekonomik, të gjitha vendet përballen me sfida të ngjashme, siç është presioni mbi sistemet e pensioneve dhe qëndrueshmëria ekonomike.

Në mesin e rritjes së standardeve të jetesës dhe zgjatjes së jetëgjatësisë, numri i lindjeve po bie, duke thelluar problemet demografike. Ky trend po shkakton shqetësime për të ardhmen e ekonomive rajonale dhe kërkon veprime të menjëhershme për të adresuar sfidat e popullsisë./Telegerafi/

Advertisement

The post Maqedonia në krye të rënies së popullsisë në Evropën Juglindore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy