minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Sot gjashtë viktima dhe 88 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


Sot gjashtë viktima dhe 88 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1507 testime për coronavirus, ndërsa 88 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-23, Kumanovë-8, Dibër-2, Shtip-10, Prilep-3, Tetovë-2, Strugë-11, Veles-2, Manastir-3, Ohër-8, Kavadar-1, Gostivar-4, Strumica-1, Makedonski Brod-4, Vinicë-2, Shën Nikollë-2, Kërçovë-2.

Kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë, prej tyre dy nga Shkupi, një nga Gostivari, një nga Tetova dhe një nga Shtipi.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 113 pacientë të shëruar.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11.289, prej të cilëve 7221 janë shëruar, ndërsa 511 kanë ndërruar jetë. Raste aktive për momentin janë 3557./Telegrafi/

The post Sot gjashtë viktima dhe 88 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy