minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
113 raste të reja, 259 të shëruar dhe gjashtë persona të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni - Struga.info


113 raste të reja, 259 të shëruar dhe gjashtë persona të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1543 testime për coronavirus, ndërsa 113 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-35, Kumanovë-12, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-11, Veles-2, Manastir-7, Ohër-6 dhe vende tjera me më pak raste.

Kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë, prej tyre tre nga Shkupi, një nga Kumanova, një nga Struga dhe një nga Ohri. Pesë të moshës mbi 50 vjeç dhe një i moshës 22 vjeç, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 259 pacientë të shëruar. Më shumë nga Shkupi, 103 persona.

Advertisement

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 11399, prej të cilëve 7480 janë shëruar, ndërsa 517 kanë ndërruar jetë. Raste aktive për momentin janë 3402./Telegrafi/

The post 113 raste të reja, 259 të shëruar dhe gjashtë persona të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy