minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Gjatë inaugurimit të Siljanovskës, ambasadorja greke lëshon sallën - Struga.info


Gjatë inaugurimit të Siljanovskës, ambasadorja greke lëshon sallën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadorja greke në Maqedoninë e Veriut, Sofija Filipidu lëshoi seancën e inaugurimit të presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska Davkova.

Largimi është në shenjë proteste, sepse Siljanovska-Davkova në betimin solemn për presidente nuk e përdori emrin kushtetues të vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut, por Maqedonia. Siç bëjnë të ditur nga Ambasada e Greqisë, ambasadorja Filipidu u largua nga seanca solemne pas udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës kanë shkruar edhe mediat greke.

Gazeta “Katimerini” madje kujton deklaratën e kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për Marrëveshjen e Prespës i cili kishte thënë se nuk është dakord me këtë marrëveshje por duhet ta respektojë.

The post Gjatë inaugurimit të Siljanovskës, ambasadorja greke lëshon sallën appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy