minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Presidenca del kundër Talat Xhaferit, sipas tyre shkresa nga Kuvendi duhet të arrijë - Struga.info


Presidenca del kundër Talat Xhaferit, sipas tyre shkresa nga Kuvendi duhet të arrijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Presidenca del kundër Talat Xhaferit, sipas tyre shkresa nga Kuvendi duhet të arrijë

Presidenca e shtetit i është kundërpërgjigjur Kryekuvendarit Talat Xhaferi në lidhje me afatet dhe dhënien e mandatit për formimin e qeverisë.

Në deklaratën e kabinetit të Stevo Pendarovskit për agjencinë AIM thuhet se me verifikimin e mandateve konsiderohet se është konstituuar kuvendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, kjo bazohet në dispozitat kushtetuese të nenit 90 paragrafi 1, ku afati i dhënies së mandatit përcaktohet 1- ditë nga dita e konstituimit të kuvendit.

Lexo po ashtu:

Advertisement

Talat Xhaferi ende nuk ka njoftuar për konstituimin e Kuvendit të ri të RMV-së

Nga kabineti i Pendarovskit theksojnë se edhe në vitin 2016, Kryekuvendari i atëhershëm, Trajko Veljanoski, kishte dërguar shkresë te kryetari i atëhershëm, Gjorge Ivanov, ku thuhej se kuvendi është konstituuar me verifikimin e mandateve, por pa kryetar të zgjedhur.

Advertisement

Kabineti i Pendarovskit është në pritje të shkresës së Talat Xhaferit, ku duhet të theksohet se kuvendi është konstituuar më 4 gusht 2020./Telegrafi/

The post Presidenca del kundër Talat Xhaferit, sipas tyre shkresa nga Kuvendi duhet të arrijë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy