Anglia në krye të grupit C, Bellingham u jep fitoren përballë Serbisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anglia në krye të grupit C, Bellingham u jep fitoren përballë Serbisë

Është mbyllur me fitoren e Anglisë ndeshja e dytë e grupit C.

“Tre luanët” triumfuan me rezultatin minimal 0-1 ndaj Serbisë.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Jude Bellingham në minutën e 13-të me një assist të Saka.

Ky ishte goli i parë në një Europian për talentin e Real Madrid.

Advertisement

Anglezët rrezikuan disa herë portën e Serbisë, por pa rezultat.

Kështu, djemtë e Southgate janë në vendin e parë në grupin C me 3 pikë, teksa Sllovenia e Danimarka ndajnë nga një pikë pas barazimit 1-1. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy