minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Dibranët bëjnë plazh në Drin, përgjatë brigjeve të lumit “lulëzojnë” bizneset verore - Struga.info


Dibranët bëjnë plazh në Drin, përgjatë brigjeve të lumit “lulëzojnë” bizneset verore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dibranët bëjnë plazh në Drin, përgjatë brigjeve të lumit “lulëzojnë” bizneset verore

Temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin prej ditësh kanë bërë që qytetarët të kërkojnë për vende që ju ofrojnë freski.

Qytetarët dibranë i janë drejtuar lumit Drin i Zi për të kaluar orët e nxehta të ditëve të fundit. Si zgjidhjen më të mirë ata kanë gjetur bregun e lumit Drin në afërsi të Gjoricës, pranë rrugës së Arbrit.

Dhjetra të rinj kanë mbushur bregun e lumit falë edhe bizneseve verore të ngritura në këtë zonë. Të rinjtë kanë parë shpëtimin e vetëm nga i nxehti përvëlues ujin e freskët të lumit Drin i Zi që rrjedh nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut.

“Fundjavat sidomos ka shumë njerëz. Me aq sa mundësi kemi e kemi rregulluar këtë si pikë për ata që nuk kanë mundësi për të shkuar në plazh”, tha Vijort Xheleshi.

Advertisement

Gjatë gjithë muajve të verës e gjithë vija lumore e Drinit të Zi në Dibër përdoret nga banorët për tu freskuar, një alternativë ndryshe nga deti dhe me kosto më të vogël./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy