
E gjithë periudha e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Euro 2024 ishte shumë emocionuese, por vlen të themi se një emocion akoma dhe më i madh ishte pjesëmarrja masive e tifozëve shqiptarë në stadiumin gjerman në mbështetje të tifozëve kuq e zi.
Të mëdhenj e të vegjël u përfshinë në emocionet e papërshkueshme që dhuronte çdo hap i kampionëve kuq e zi, duke i mbështetur me brohorima, banderola e këngë kënduar shqip.
Por, besojmë se biem të gjithë në një mendje kur themi se ky vogëlushi i bukur në video ishte qershia mbi tortë, në ndeshjen e mbrëmshme Shqipëri- Spanjë, e cila dhe pse nuk u mbyll me rezultatin e dëshiruar, pjesëmarrja në këtë event gjigant sportiv ishte një fitore më vete, shkruan Living.
@shqipet4u Tifozi me i Ri ne Histori #kombëtarja #viralalbania kosova
#foryoupage #kosovatiktok
#albaniantiktok ♬ Originalton –
Shqipet4u
Një Shqipëri që arriti të thyente rekorde në këtë kampionat, duke përmendur këtu golin e shënuar ndaj Italisë në vetëm 24 sekondat e para të ndeshjes.