
Përveçse janë të ëmbla, të shijshme dhe të freskëta, qershitë janë edhe shumë të shëndetshme për trupin tonë.
Qershitë janë një burim mirë i vitaminës A, B1, B2, B3, B6, C dhe K, dhe mineraleve: kaliumit, kalciumit, hekurit, bakrit, manganit, magnezit, fosforit dhe zinkut. Përfshijnë fibra, celulozë, pektin, acide organike dhe disa proteina dhe karbohidrate.
Këta antioksidantë janë aleatë të mëdhenj në luftimin e simptomave të astmës dhe alergjive, dhe janë të njohur si agjentë të fuqishëm natyrorë anti-inflamatorë.
Gjithashtu, stimulojnë prodhimin e kolagjenit, një proteinë thelbësore për shëndetin e lëkurës, kockave dhe indit lidhës.
Hulumtimi i kryer në universitetin amerikan në Vermont, ka provuar se antocianinët kanë redukuar në mënyrë efektive inflamimin dhe spazmave të muskujve të kërcirit.
Duke iu referuar kaliumit, ky frut është ideal për pastrimin e trupit, sidomos tek njerëzit që kanë një problem me mbajtjen e lëngjeve.
Ekziston një dietë me qershi, i cili përbëhet nga pirja e dy litrave lëng prej tyre në ditë, për tre ditë me radhë.
Qershitë janë të rekomanduara edhe për lehtësimin e simptomave dhe një shumëllojshmëri të problemeve shëndetësore të lidhura me osteoporozën, veçanërisht te gratë në periudhën postmenopausale, sepse ato përmbajnë hekur dhe kalcium.