minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë, Tetovë dhe Shkup - Struga.info


Më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë, Tetovë dhe Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më së shumti reshje në 24 orët e fundit ka rënë në Kriva Pallankë – 66 litra për metër katror, ​​pastaj në Tetovë – 52, Shkup afër Petrovecit – 18 dhe Shtip dhe Vinicë nga shtatë litra për metër katror, ​​njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperaturat minimale të matura sot në mëngjes në orën 08:00 janë: në Kriva Pallankë 14 gradë celsius, Berovë – 15, Shkup-Petrovec, Vinicë dhe Krushevë – 17, Tetovë dhe Shtip – 18, Demir Kapi, Pretor dhe Ohër – 19, Strumicë – 21, Manastir – 22 dhe Gjevgjeli – 23 gradë Celsius.

Moti në gjysmën e parë të natës në pjesët veriore të vendit ka qenë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, më tepër në formë stuhie.

Sot parashihet mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje shiu./Telegrafi/

Advertisement

The post Më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë, Tetovë dhe Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy