minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
MASH dhe BZHA fillojnë me konsultime publike për programet arsimore për klasat e shtatë, tetë dhe nëntë - Struga.info


MASH dhe BZHA fillojnë me konsultime publike për programet arsimore për klasat e shtatë, tetë dhe nëntë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se të gjithë të cilët janë të interesuar të japin kontributin e tyre në procesit edukativo-arsimor mund të japin sugjerimet e tyre për avancimin e programeve arsimore për klasat e shtata dhe të teta, të cilët tash më janë të përgatitura dhe gjithashtu të marrin pjesë në punimin e programeve të reja për klasën e nëntë.

Nga MASH thonë se të interesuarit mund të inkuadrohen nëpërmjet adresave elektronike [email protected], [email protected] dhe [email protected].

Nga MASH-i theksojnë se së bashku me Byronë për Zhvillim të Arsimit prej sot fillojnë me konsultime publike për programet arsimore prej klasës së shtatë deri në klasën e nëntë, me qëllim që ato programe që tash më janë të përgatitura të avancohen, ndërsa programet e reja që duhet të përgatiten, në vete t’i përmbajnë edhe sugjerimet, sidomos të arsimtarëve praktikantë, sepse mendimi i tyre është shumë i rëndësishëm në procesin e formësimit të sistemit edukativo – arsimor”, theksojnë nga MASH.

“Qeveria e re e shtyu implementimin e Konceptit për arsimin fillor në klasat e shtatë, tetë dhe të nëntë, për shkak të reagimeve të shumta në opinion se integrimi i lëndëve vështirëson zbatimin e mësimdhënies, por edhe vlerësimin, duke krijuar konfuzion si tek mësuesit edhe tek nxënësit. Pakënaqësia me cilësinë e ulët të procesit edukativo – arsimor inicioi ndryshime, të cilat është e nevojshme të krijohen përmes një konsensusi më të gjerë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Advertisement

Ministria i fton të gjithë të interesuarit të japin sugjerimet e tyre, ndërsa veçanërisht presin proaktivitet nga kuadri arsimor. Sugjerimet dhe propozimet duhet të dorëzohen jo më vonë se 31 gusht. Në interes të transparencës së procesit, MASH-i dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit do të ndajnë sugjerimet e marra, ndërsa sublimimi dhe krijimi i konkluzioneve do të diskutohet në një ngjarje publike./Telegrafi/

 

The post MASH dhe BZHA fillojnë me konsultime publike për programet arsimore për klasat e shtatë, tetë dhe nëntë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy