minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Spanja shihet si favorite për të fituar Euro 2024, por Anglia ka një “avantazh” sa herë luan në Berlin - Struga.info


Spanja shihet si favorite për të fituar Euro 2024, por Anglia ka një “avantazh” sa herë luan në Berlin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Futbollistët spanjollë janë favoritët për t’i sjellë kombit titullin e katërt të Kampionit Europian dhe në rrugën e tyre qëndron një skuadër e etur për sukses – Anglia, një skuadër që nuk e ka fituar kurrë trofeun.

“Tre Luanët” nuk kanë pasur sukses që nga viti 1966, kur u shpallën kampion bote, dhe para finales së nesërme, tradita është në favor të tyre, sepse nuk janë mposhtur asnjëherë kur kanë luajtur në Berlin.

Stadiumi Olimpik është skena e duelit për kupën dhe “tre luanët” deri më tani kanë qenë gjashtë herë mysafirë në Berlin.

Çdo herë, natyrisht, ata u takuan me Gjermaninë dhe kanë një rekord prej katër fitoresh dhe dy barazime.

Dueli i parë mes gjermanëve dhe anglezëve është luajtur në vitin 1930 dhe ka qenë 3-3, ndërsa tetë vjet më vonë mysafirët kanë festuar edhe 6-3.

Ndeshja e tretë në Berlin u prit deri në vitin 1956. Dhe atëherë Anglia fitoi 3-1.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë nuk pati gola, dhe në këtë shekull Anglia ka dy triumfe, 2-1 (2008) dhe 3-2 tetë vjet më parë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy