minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Shpërthim me tritol në një pallat në Elbasan, plagoset 26-vjeçari - Struga.info


Shpërthim me tritol në një pallat në Elbasan, plagoset 26-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthim me tritol në një pallat në Elbasan, plagoset 26-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. Policia bën me dije se rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë është lënduar një 26-vjeçar i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari E.Th është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy