minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Mungonte Mediu dhe një nga ekspertët, shtyhet seanca për Gërdecin! GJKKO afat: 2 javë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve - Struga.info


Mungonte Mediu dhe një nga ekspertët, shtyhet seanca për Gërdecin! GJKKO afat: 2 javë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mungonte Mediu dhe një nga ekspertët, shtyhet seanca për Gërdecin! GJKKO afat: 2 javë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve

Ditën e sotme është mbajtur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore për Fatmir Mediun, i pandehur për tragjedinë e Gërdecit.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene raporton se Mediu nuk ishte i pranishëm në sallë. Po ashtu mungonte eksperti Ymer Stafa, ndërsa ishin të pranishëm  katër ekspertët e tjerë kontabël, Latif Çela, Rasim Metallari, Mondi Hoxha dhe Bexhet Zeqiri.

Ekspertët dorëzuan përgjigjet e rreth 150 pyetjeve të bëra nga prokuroria.

Mungon firma e Ymer Stafës, i cili do të firmoste përgjigjet, por e kishte të pamundur dhe për këtë arsye janë përgjigjur katër ekspertët e tjerë, ndonëse ai është dakord me përgjigjet e pyetjeve.

Advertisement

Por gjykata ka kërkuar që dokumenti i dorëzuar të jetë i firmosur nga të pestë ata.

Latif Çela: Mbrojtja dorëzoi pyetje të tjera. Nuk mund të vazhdojmë në pafundësi me pyetje sot e pyetje nesër. Disa pyetje nuk i korrespondojnë ekspertizës sonë.

Gjykata: Mos iu përgjigjni atyre pyetjeve.

Ndërsa prokurori Klodian Braho ka kërkuar paraqitjen e eksperit tjetër, Ymer Stafa.

Advertisement

Klodian Braho: Eksperti duhet të ishte paraqitur.

Avokati Henrik Ligori: Meqënëse kanë qenë pesë ekspertë, duhet të ishin paraqitur të gjithë.  Ishim përgatitur për debat gjyqësor, por gjykata vendosi qe përgjigjet të bëhen me shkrim.

Gjykata: Përgjigjet janë nënshkruar nga katër prej pesë ekspertëve. Gjykata vendos qe përdërisa eksperti nuk është i pranishëm për shkaqe shëndetësore të ndërpresë seancën. Përgjigjet e pyetjeve të nënshkruhen nga të pestë ekspertët që akti të kryhet në mënyrë kolegjiale.

Gjykata vendosi një afat maksimal prej dy javësh dhe i ktheu aktet ekspertëve që ta pajisin si një të vetëm edhe me pyetjet e mbrojtjes.

Advertisement

Seanca e radhës do të mbahet më 31 korrik, në orën 09:00./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy