minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
De La Fuente “tremb” Spanjën, mediat amerikane zbulojnë lëvizjen e radhës - Struga.info


De La Fuente “tremb” Spanjën, mediat amerikane zbulojnë lëvizjen e radhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
De La Fuente “tremb” Spanjën, mediat amerikane zbulojnë lëvizjen e radhës

Ndeshja finale e Euro 2024 përballë Anglisë, mund të ketë qenë e fundit për Luis De La Fuenten në drejtimin e Spanjës. 63-vjeçari, fitoi Europianin me “Furinë e Kuqe” duke e rikthyer Spanjën në majën e Europës me një lojë mjaft tërheqëse.

Të gjithë prisnin që De La Fuente të niste një cikël dhe të kërkonte gjithashtu edhe Kupën e Botës, por planet e trajnerit duket se janë të tjera.

Është “Washington Post” ajo që publikon lajmin e bujshëm se De La Fuente synon stolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të udhëhequr pikërisht ata në Kupën e Botës.

Sipas medias prestigjioze, përfaqësuesit e De La Fuentes i kanë shprehur gatishmërinë drejtuesve të Federatës Amerikane të Futbollit, që të jetë pikërisht 63-vjeçari spanjoll zëvendësuesi i Gregg Berhalter. Një lajm “bombë” për Spanjën vetëm pak ditë pas triumfit në Europian, ndërsa mbetet për t’u parë tashmë e ardhmja e De La Fuentes.

Kupa e Botës në vitin 2026 do të zhvillohet në Amerikë, Meksikë dhe Kanada.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy