minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Reshje të shiut dhe bubullima në Ohër, Shën Nikollë dhe Strumicë - Struga.info


Reshje të shiut dhe bubullima në Ohër, Shën Nikollë dhe Strumicë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Stuhi me reshje të forta të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe breshër ka kapluar sot pasdite pjesën qendrore të Pellagonisë.

Siç informon Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), para një orë ka pasur reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima në rajonin e Ohrit, Shën Nikollës dhe Strumicës.

“Proceset nuk kanë një drejtim të caktuar lëvizjeje. Në veri të Shkupit kanë filluar të krijohen vranësira të paqëndrueshme”, njofton QMK.

Drejtoria për Punë Hidro-Meteorologjike (DPHM) bën me dije se dita e sotme ka qenë shumë e nxehtë dhe me nivel portokalli për rrezik nga temperaturat e larta.

Advertisement

Gjithashtu njoftuan se pasdite dhe në mbrëmje moti do të jetë i paqëndrueshëm në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër.

The post Reshje të shiut dhe bubullima në Ohër, Shën Nikollë dhe Strumicë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy