minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Agjësohen 530 bimë kanabis në Kavajë, arrestohet faturisti i ujit - Struga.info


Agjësohen 530 bimë kanabis në Kavajë, arrestohet faturisti i ujit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Agjësohen 530 bimë kanabis në Kavajë, arrestohet faturisti i ujit

Policia ka asgjësuar 530 bimë kanabisi që ishin kultivuar në fshatin Bardhorë, Kavajë.

“Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Bardhorë, u gjetën të kultivuara 530 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kontrolli në terren u konstatua se bimët narkotike vaditeshin me një tub që ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me linjën e ujit të pishëm”, njofton policia.

Si pasojë, uniformact blu kanë vënë në pranga faturistin e ujit, i cili dyshohet se ishte përfshirë në këtë veprimtari.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi I. B., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me detyrë faturist uji, pasi nuk ka raportuar për ndërhyrjen në tubacionet e ujit dhe dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike”, thuhet më tej.

Advertisement

Policia po punon për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy