minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Iu gjetën drogë dhe pistoletë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali - Struga.info


Iu gjetën drogë dhe pistoletë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iu gjetën drogë dhe pistoletë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Një 48-vjeçar shqiptar është arrestuar në Albenga të Italisë, pasi dyshohej për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas mediave italiane, 48-vjeçari shqiptar i cili prej disa kohësh ka qenë nën vëmendjen e punonjësve të komisariatit, ka lëvizur së bashku me një grup bashkatdhetarësh në zonat përballë bregdetit të Albengës.

Operatorë, në marrëveshje me Autoritetin Gjyqësor, vendosën të vijojnë me kontrollin e banesës së përdorur nga të akuzuarit, në të cilën kanë gjetur një sasi të madhe droge, në veçanti 17 kg hashash, 2 kg kokainë dhe marijuanë të ndarë në pako.

Gjithashtu u sekuestrua materiali për paketimin e lëndës narkotike si dhe një pistoletë me numër serie të gërryer dhe municionet përkatëse.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy