minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Aksident në Shkodër, 43-vjeçari përplas një 11-vjeçare, e mitura dërgohet menjëherë në spital - Struga.info


Aksident në Shkodër, 43-vjeçari përplas një 11-vjeçare, e mitura dërgohet menjëherë në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksident në Shkodër, 43-vjeçari përplas një 11-vjeçare, e mitura dërgohet menjëherë në spital

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë” këtë të shtunë.

Një 43-vjeçar ka përplasur një këmbësore 11-vjeçare. Sipas njoftimit të policisë, e mitura është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

“Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Shkodër-Mjedë”,  automjeti me drejtues shtetasin D. U., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 11-vjeçare që lëvizte në këmbë.

Si pasojë është dëmtuar  11-vjeçarja, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy