
Deri në orën 18:00 të mesditës së sotme kanë votuar 35.94% e zgjedhëve në Bashkinë e Himarës, për dy kandidatët në garë, Vangjel Tavon për Partinë Socialiste dhe Petro Gjikurinë, kandidat i opozitës.
Raportimet e bëra publike nga KQZ vijnë nga 32 qendra votimi nga 36 totale.
Sipas të dhënave zyrtare të bëra publike nga KQZ kanë votuar 7651 zgjedhës nga 21287 që janë në total në 32 qendra votimi nga 36 në total.
Deri në këto momente, procesi zgjedhor ka vijuar normalisht dhe pa asnjë incident.
Advertisement
Këto zgjedhje të pjesshme në Himarë vijnë pas shkarkimit të Fredi Belerit nga KQZ, i cili ndodhet në qeli dhe kaloi afatet për të kryer betimin./vizionplus.tv