
Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Lushnjë, pasi dyshohet se është asfiksuar nga tymi i zjarrit që kishte ndezur në tokën e tij.
Ditën e djeshme, në fshatin Krutje, Lushnjë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi A. D., 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti. /vizionplus.tv
Advertisement