Lëvizje të shtuara nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, radhë e gjatë mjetesh në doganën e Qafë Thanës, shtohen sportelet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëvizje të shtuara nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, radhë e gjatë mjetesh në doganën e Qafë Thanës, shtohen sportelet

Radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës, të cilat kanë ardhur për shkak të lëvizjeve të shumta në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë

Në kushte të tilla po punohet me 5 sportele në hyrje, një prej të cilave është për mjetet e tonazheve të rëndë ndërsa 4 për autovetura.

Fluksi ka sjellë pritje të drejtuesve të mjeteve për të hyrë nga vendi fqinj drejt vendit tonë.

Vetëm në tre ditët e fundit nëpërmjet kësaj pike kufitare kanë hyrë më shumë se 20 mijë shtetas, pjesa më e madhe shqiptare të Maqedonisë së Veriut, ashtu siç ka patur shtetas që përdorin Shqipërinë për të kaluar drejt vendeve të BE.

Advertisement

Burime pranë pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës i thanë gazetarit të Vizion Plus Tonin Frroku se kur fluksi është i madh të dy policitë ajo shqiptare e maqedonase, në kontrollet e përbashkëta punojnë me procedurë të përshpejtuar./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy