Nesër në Shkup do të ketë spërkatje kundër mushkonjave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dezinsektim ajror dhe tokësor kundër larvave të mushkonjave do të realizohet nesër në territorin e Shkupit, njoftuan nga Qyteti i Shkupit në ueb faqen e tyre.

Siç bëhet e ditur, dezinsektimi ajror do të realizohet në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa ai tokësor gjatë ditës.

“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, spërkatje do të bëhet ditën e parë të ardhshme, kur do të jenë të favorshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë”, shtohet në kumtesë.

Këshillohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Advertisement

The post Nesër në Shkup do të ketë spërkatje kundër mushkonjave appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy