Temperaturat arrijnë 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperaturat arrijnë 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e sotme, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave të ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell pa përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës të dendura nga orët e mesditës deri në orët e pasdites në relievet kodrinore – malore kryesisht në lindje e juglindje të territorit.

Këto vranësira në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe në mënyrë tepër të izoluar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina e male era fiton shpejtësi 5-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1-2ballë.

Advertisement

Temperaturat parashikohen:

Në relievet malore 19 deri në 37°C

Në zonat e ulta 18 deri në 38°C

Në zonat bregdetare 22 deri në 37°C./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy