
Myrto Uzuni do të luajë sërish me Granadën sezonin e ardhshëm në ligën e dytë spanjolle. Mediat oberike raportojnë se Granafda ka refuzuar 4 milionë euro për shqiptarin, duke mos e lejuar të largohet.
Ishte Rayo Vallecano e Ivan Balliut që ofroi 4 milionë euro për Uzunin, por që ka marrë një “JO” të prerë nga skuadra e Granadës.
Vallecano mund të tentojë sërish duke rritur ofertën për Uzunin pasi kërkon të forcojë repartin e avancuar dhe e ka bërë beratasin objektivin kryesor.
Në sezonin 2022/2023, shënoi 23 gola për Garanadën, të cilët ndihmuan skuadrën në arritjen e promovimit në elitën e futbollit spanjoll.
Advertisement
Pavarësisht rënies së skuadrës sërish në Segunda Division, shqiptari bëri një paraqitje të fortë duke shënuar 11 gola në La Liga.