minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Merr flakë autoboti në pikën e karburantit, lëndohen dy persona - Struga.info


Merr flakë autoboti në pikën e karburantit, lëndohen dy persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Merr flakë autoboti në pikën e karburantit, lëndohen dy persona

Një autobot ka marrë flakë papritur në një pikë karburanti në autostradën Durrës-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur teksa autoboti furnizonte me karburant dhe flakët nuk kanë përfshirë depozitën e karburantit, pasi janë vënë shpejt nën kontroll pas ndëhyrjes së policisë dhe zjarrfikësve.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar lehtë dy persona.

Durrës/Informacion paraprak

Advertisement

Rreth orës 14:00, në autostradën Durrës-Tiranë, në një pikë karburanti, është përfshirë nga flakët një automjet që transporton karburant.

Për pasojë janë lënduar shtetasit Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz dhe shtetasi E.P., rreth 35-vjeç, (të dy punonjës të karburantit), të cilët janë trasportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve zjarrfikëse dhe Policisë ka izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.

Shërbimet e Policisë evakuan në kohë, personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.

Advertisement

Zjarri është shuar tërësisht dhe lëvizja e mjeteve në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy