Arrestohet zëvendësministri i Energjisë në Ukrainë, akuzohet për korrupsion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet zëvendësministri i Energjisë në Ukrainë, akuzohet për korrupsion

Zëvendësministri në ministrinë e Energjisë në Ukrainë është arrestuar pas akuzave për korrupsion pasiv, njoftuan autoritetet.

Arrestimi vjen pas një sërë skandalesh që janë zbuluar në nivelet drejtuese në Ukrainë, e cila ka shtuar përpjekjet për të luftuar korrupsionin, me qëllimin për t’u bashkuar me BE-së.

Sipas autoriteteve hetimore, personi i arrestuar, Oleksandr Hailo, kërkonte ryshfet nga kompanitë minerare të Ukrainës perëndimore, të cilat kërkonin të siguronin transportin e materialeve në minierat e Ukrainës lindore pranë vijës së frontit.

I dyshuari dhe tre bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar menjëherë. Ata përballen me deri në 12 vjet burg dhe konfiskim të pasurive të tyre, sipas shërbimeve të sigurisë ukrainase.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, janë zbuluar disa skandale korrupsioni, kryesisht në radhët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtrisë ukrainase, duke çuar në shkarkimin dhe arrestimin e zyrtarëve të lartë.

Advertisement

Presidenti Volodymyr Zelensky e ka bërë prioritet luftën kundër korrupsionit, i cili ka qenë endemik në Ukrainë që nga ditët e Bashkimit Sovjetik dhe ka vazhduar që nga shpërbërja e tij.

Trajtimi i korrupsionit është një prioritet pasi është një kusht që Brukseli ka vendosur në Kiev si pjesë e procesit të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy