Lufta në Gaza dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, Blinken bisedë me ministrin turk: Hamasi të kthehet në tryezën e bisedimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Gaza dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, Blinken bisedë me ministrin turk: Hamasi të kthehet në tryezën e bisedimeve

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Hakan Fidan për Gazën, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe dy krizat e rëndësishme në kontinentin afrikan.

Kreu i diplomacisë amerikane nënvizoi rëndësinë e kthimit të Hamasit në tryezën e bisedimeve për armëpushimin në Gaza  dhe lirimin e pengjeve.

Siç theksohet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit, “Sekretari i Shtetit Anthony Blinken foli sot me Ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për rëndësinë e kthimit të Hamasit në negociata më 15 gusht me qëllim finalizimin e një marrëveshjeje armëpushimi të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm.”

Në këtë kontekst, Anthony Blinken shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Turqisë në dy çështje kyçe.

Advertisement

E para ka të bëjë me mbështetjen e Ankarasë për deklaratën e përbashkët SHBA-Egjipt-Katar që kërkon rifillimin e bisedimeve për Gazën, e dyta lidhet me kontributin e saj në lirimin e të burgosurve amerikanë më 1 gusht.

Gjithashtu, të dy ministrat diskutuan nevojën urgjente për t’i dhënë fund dhunës në të gjithë territorin e Sudanit dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura sudaneze dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në bisedimet e 14 gushtit në Zvicër.

Më tej, kreu i diplomacisë amerikane shprehu mbështetjen e tij për ndërmjetësimin e Turqisë midis Etiopisë dhe Somalisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy