Ukraina përparon në Rusi, Zelensky: Kontrollojmë 74 zona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina përparon në Rusi, Zelensky: Kontrollojmë 74 zona

Rusia ka bërë me dije se ka shkatërruar  117 dronë si dhe raketa  ukrainase gjatë natës kryesisht në rajonet Kursk, Voronezh dhe Belgorod, ndërsa ofensiva e Kievit vijon në javën e dytë. Bombardimet e përditshme  ukrainase po shkatërrojnë shtëpi dhe objekte të tjera.

Presidenti Volodymir Zelensky theksoi se deri më tani ushtria e vendit të tij ka marrë nën kontroll një pjesë të rajonit të Kurskut.

“Pavarësisht betejave të vështira dhe intensive, forcat tona vazhdojnë të përparojnë në rajonin e Kurskut. 74 zona janë nën kontrollin e Ukrainës, ku po kryhen inspektime. U jam mirënjohës luftëtarëve tanë për shërbimin e tyre heroik. Përgatitjet për hapat tanë të ardhshëm vazhdojnë”, tha Zelensky.

Më vonë, Zelensky u shpreh në një videomesazh se qindra ushtarë rusë janë dorëzuar  te forcat ukrainase në rajonin e Kurskut dhe se të gjithëve u garantohet trajtim njerëzor.

Advertisement

Disa analistë të luftës kanë thënë se Kievi  mund ta ketë nisur inkursionin për t’i bërë forcat e Kremlinit të largohen nga vija e frontit dhe të kthehen për të mbrojtur Kurskun dhe zonat e tjera kufitare.

Vetëm  në 24 orët e fundit trupat ruse kanë kryer  52 sulme në zonën e Pokrovskit, një qytezë në rajonin Donjeck të Ukrainës, i cili ndodhet afër vijës së frontit.  Ndërsa  presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar Ukrainën për “kryerje krimesh” kundër popullit  dhe  ka paralajmëruar se Kievi do të marrë atë që ai e quajti një “përgjigje të denjë”. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy