
Një makinë është përfshirë nga flakët në Thumanë mbrëmjen e djeshme.
Vizion Plus mëson se automjeti ka qenë në ecje, ndërsa drejtuesi fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime.
Ende janë të paqarta shkaqet e djegies së makinës.
Advertisement
Dyshohet se një shkëndijë në sistemin elektrik të automjetit ka shkaktuar zjarrin, ndërsa ekspertët do të përcaktojnë shkaqet e ngjarjes./vizionplus.tv