minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Lëviznin të armatosur dhe me doza cannabisi gati për shitje, 2 të arrestuar në Fier - Struga.info


Lëviznin të armatosur dhe me doza cannabisi gati për shitje, 2 të arrestuar në Fier

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëviznin të armatosur dhe me doza cannabisi gati për shitje, 2 të arrestuar në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët lëviznin me automjet të armatosur dhe me doza kanabisi gati për shitje.

Uniformat blu ndaluan për kontroll në aksin rrugor “Pojan-Dërmenas”, automjetin që drejtonte shtetasi P. F. alias P. Xh. dhe ku ishte pasagjer E. H.

Gjatë kontrollit në këtë automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 170 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dhjetëra doza cannabis gati për shitje.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Fier vuri në pranga shtetasit P. F. alias P. Xh., 49 vjeç dhe E. H., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Dërmenas, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy