
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg mbledh nesër, të mërkurën, 28 gusht, Këshillin NATO-Ukrainë, me kërkesë të Kievit, njoftoi sot një përfaqësues i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Takimi do të mbahet në nivelin e ambasadorëve”, tha përfaqësuesi i NATO-s Farah Dakhlala.
“Ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov pritet të informojë aleatët, nëpërmjet një lidhjeje video, për situatën në fushën e betejës dhe prioritetet për sa i përket nevojave për armatim”, shtoi ai.
Këshilli NATO-Ukrainë u krijua vitin e kaluar, me qëllim të një koordinimi më të mirë midis aleancës dhe Kievit. Në mbledhjet e Këshillit zakonisht marrin pjesë ambasadorë të vendeve anëtare të NATO-s dhe zyrtarë ukrainas. /vizionplus.tv
Advertisement