minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Një tjetër “Golden Buzzer” dhe një tjetër vajzë magjike! Kush i rrëmbeu zemrën Ledinës - Struga.info


Një tjetër “Golden Buzzer” dhe një tjetër vajzë magjike! Kush i rrëmbeu zemrën Ledinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një tjetër “Golden Buzzer” dhe një tjetër vajzë magjike! Kush i rrëmbeu zemrën Ledinës

Mbyllet një kapitull për të nisur një tjetër fazë edhe më emocionuese e Albania’S Got Talent. Edhe këtë të hënë në ekranin e Vizion Plus, nuk munguan lotët, emocionet por edhe zhgënjimi.

Një juri me “5 Yje” mund të konsiderohet kjo e Albania’s Got Talent me Agron Llakajn, Ledina Çelon, Adelina Ismajlin dhe Kastro Zison si dhe me moderatorin Isli Islami.

Gojë ëmbël edhe kur thonë “JO”. Por kjo e hënë solli atë që Ledina e priste prej javësh, talentin e “saj”, por në rastin konkret ato janë shumë dhe bëhet fjalë për vajzat e “The Beat Killers”.

Një performacë unike, e jashtëzakonshme dhe drithëruese. Por nuk ishin vetëm “The Beat Killers”, pasi reana e vogël vetem 8-vjeçar bëri jurinë të “dashurohej” me të, dhe publikun të magjepsej.

Advertisement

E po ashtu Brigel, Esteban dhe vajzat e “Syzyu Folk”. Por një tjetër magjik ishte Ermisi, djali gjeni që mund të shumëzojë çdo numër.

Pas kësaj të hënë shtohen emocionet dhe lotët, pasi hyjmë në fazën e më të “fortëve” atë të gjysmëfinaleve ku gara do të bëhet edhe më e ethshme.

Për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndjekin LIVE këtë spektakël mund ta gjeni në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy