minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
LSDM kërkon të dijë nga Gashi cilat janë hapat e ardhshëm pas ”shkarkimit” të Ilire Dautit - Struga.info


LSDM kërkon të dijë nga Gashi cilat janë hapat e ardhshëm pas ”shkarkimit” të Ilire Dautit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

LSDM-ja opozitare sot përmes një kumtese përmedia kërkuan nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi të tregojë se cilat janë hapat e ardhshme që do të ndërmerren pasi të premten në seancë plenare u votua interpelanca për kryetaren e Komisionit për punë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti.

“LSDM-ja nuk do të hyjë në farsën që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut e bëjnë E Majta, Znam dhe OBRM-PDUKM. Pa dallim të motiveve të fshehura të Levicës, ZNAM-it dhe OBRM-PDUKM-së, nuk mund që interpelanca të mos ketë kurrëfarë pasoja juridike”, thonë nga LSDM-ja.

Sipas partisë, tërë përgjegjësia rreth moskonvokimit të seancës për Ligjin për “branitellat” edhe pas mosbesimit të miratuar për Dautin, “është tek kryetari i Kuvendit”.

“Tani pasi u votua interpelanca, respektivisht mosbesimi, po ashtu përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit është të kumtojë se çka do të ndërmarrë dhe cilat janë hapat e tij të ardhshme”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

Advertisement

Të premten, Kuvendi pas debatit për interpelancën e Dautit, votoi mosbesim, por pastaj nga Kabineti i Gashit dërguan Kumtesë, ku theksuan se votimi nuk ka pasoja juridike-obligative për shkarkimin dhe nuk ka veprim juridik. Emërimet dhe shkarkimet, thonë nga Kabineti, rregullohen me procedura tjera, të konfirmuara në Rregulloren e Kuvendit, Ligjet dhe Kushtetutën.

The post LSDM kërkon të dijë nga Gashi cilat janë hapat e ardhshëm pas ”shkarkimit” të Ilire Dautit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy