minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Arrestohen dy persona nga Shkupi të kërkuar me fletarreste - Struga.info


Arrestohen dy persona nga Shkupi të kërkuar me fletarreste

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyrtarët policorë sot kanë privuar nga liria dy shkupjan të shpallur në kërkim me fletarrest, njoftoi pasditen e sotme MPB.

“Në ora 05:10 në rrugën “Alija Avdoviq”, zyrtarë policorë nga ekipi për kërkim operativ dhe nga Njësiti policor intervenues i SPB Shkup, kanë ndaluar 48-vjeçarin N.S, i cili me urdhër të Gjykatës Penale – Shkup ishte në kërkim, për shkak të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tre vjetësh e dy muaj për vepër penale të kryer në lidhje prodhim, posedim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve plasëse. Personi do t’i dorëzohet institucionit penal kompetent”.

“Në ora 07:35 në rrugën “134”, zyrtarë policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor në SPB Shkup kanë privuar nga liria 46-vjeçarin B.G, i cili me urdhër qendror kërkohej me urdhër të PTHP – Shkup, në lidhje me nenin 215 të Kodit Penal – prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Personi do të dorëzohet në Prokurorinë Publike – Shkup”, thonë nga MPB.

The post Arrestohen dy persona nga Shkupi të kërkuar me fletarreste appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy